“Gati t’i përvishem punës”, flet ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë - Gazeta Express
string(65) "gati-ti-pervishem-punes-flet-ambasadorja-e-re-e-shba-ve-ne-tirane"

“Gati t’i përvishem punës”, flet ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë

Gazeta Express

23/01/2020 19:39

Një ditë më parë mbërriti në Tiranë ambasadorja e re e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.

Ajo do të pasojë ish- ambasadorin Donald Lu.

Lexo Edhe:

Teksa ka nisur punën si kryediplomate në Tiranë, Kim shkruan se ndihet e nderuar dhe se është gati t’i përvishet punës.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ditën e saj të parë në Ambasadë.

Pak para mbërritjes në Tiranë, Kim pati një takim me zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer.

Në takimin mes tyre u diskutua diskutua qëndrimi i Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Po kush është ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë.

Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit./Express