Dhunoi dhe kërcënoi me vrasje bashkëshorten, arrestohet shkodrani - Gazeta Express
string(64) "dhunoi-dhe-kercenoi-me-vrasje-bashkeshorten-arrestohet-shkodrani"

Gazeta Express

18/01/2020 16:29

Dhunoi dhe kërcënoi me vrasje bashkëshorten, arrestohet shkodrani

Gazeta Express

18/01/2020 16:29

Policia e Shkodrës vuri në pranga një 41-vjeçar pasi akuzohet për kanosje dhe dhunë në familje.

Në pranga u vu shtetasi K. Z. 41 vjeç, i cili me anë të thikës kanosi bashkëshorten e tij.

Lexo Edhe:

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe”, thuhet në njoftimin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.