Banka Botërore ndihmon në modernizimin e bujqësisë në vend - Gazeta Express
string(58) "banka-boterore-ndihmon-ne-modernizimin-e-bujqesise-ne-vend"

Banka Botërore ndihmon në modernizimin e bujqësisë në vend

Gazeta Express

17/01/2020 14:33

Projekt për modernizim të bujqësisë në vlerë prej 50 milion euro dhe projekt për administrim të sigurimit social është projektuar në 13,8 milion euro, që do të realizohen në suaza të Korrnizës katër vjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore, njofton KOHA.

Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi para Kuvendit i arsyetoi ligjet me miratimin e të cilave mundësohet financimi i këtyre projekteve.

Lexo Edhe:

“Projekti për modernizim të bujqësisë do të kontribuojë për përmirësim të cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe vendosjen e standardeve në prodhimtarinë bujqësore, me çka do të rritet vlera dhe konkurenca e prodhimeve bujqësore në tregjet ndërkombëtare, do të vendoset sistem për largim të sigurt të nënprodukteve me preardhje nga kafshët, do të përforcohen kapacitetet institucionale, në drejtim të planifikimit mbi bazë të dëshmive, monitoringut dhe evaluimit të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural, pastaj do të përforcohen kapacitetet institucionale për shfrytëzim më të mirë të Fondeve evropiane dhe do të vendoset sistem për menaxhim me tokën bujqësore shtetërore”, theksoi Elezi.

Projektin do ta implementojë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila do të vendosë dhe mirëmbajë Njësi për impelemtim të projektit (NJIP), përgjegjëse për realizimin e projektit.

Vlera e tërësishme e projektit është 50 milion euro, prej të cilave 46 milino euro janë hua nga Banka Botërore, ndërsa katër milion janë grant nga BE-ja.

“Projekti për administrim të sigurimit social do ta përparojë cilësinë e shërbimeve në administrimin e sigurimit social dhe atë përmes vendosjes së regjistrit të vetëm të centralizuar për sigurim social, përparimin dhe modernizimin e proceseve afariste të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, me qëllim që siguruesve në shtyllën e parë t’u shërbejë në mënyrë më efikase dhe më efektive”, potencon Elezi, duke e arsyetuar ligjin për detyrimim të RMV-së me hua te BB sipas Marrëveshjes për hua të financimit të projekteve për administrim të sigurimit social. Projektin do ta implementojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./GazetaExpress/