Vdekja e Xhevdet Ferrit, Meta: I hidhëruar, iku një prej aktorëve më të dashur - Gazeta Express
string(74) "vdekja-e-xhevdet-ferri-meta-i-hidheruar-iku-nje-prej-aktoreve-me-te-dashur"

Vdekja e Xhevdet Ferrit, Meta: I hidhëruar, iku një prej aktorëve më të dashur

Gazeta Express

16/01/2020 19:26

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri, duke u shprehur se mësoi me hidhërim lajmin për largimin e një prej aktorëve më të dashur shqiptarë.

Postimi i Metës:

Lexo Edhe:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur dhe një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë më të dashur për ne, Xhevdet Ferri.

Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i filmit, por edhe i teatrit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, për të cilat meritoi të gjithë respektin, vlerësimet dhe simpatinë, nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.

Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar!

Xhevdet Ferri u nda sot nga jeta, në moshën 59-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë./Express