“Liverpooli do ta fitojë titullin, sepse i kam urinuar shtyllat e portës në Anfield” - Gazeta Express
string(81) "liverpooli-do-ta-fitoje-titullin-sepse-i-kam-urinuar-shtyllat-e-portes-ne-anfield"

“Liverpooli do ta fitojë titullin, sepse i kam urinuar shtyllat e portës në Anfield”

Gazeta Express

15/12/2019 13:18

Ish-portieri i Liverpoolit, Bruce Grobbelaar, pretendon se atij i takojnë një pjesë e meritave sezonin e jashtëzakonshëm që po e shijojnë të kuqtë, sepse ka urinuar në shtyllat e portave në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka krijuar një epërsi prej 10 pikëve në krye të Premierligës ndaj vendit të dytë, Leicester City, pas fitores 2:0 kundër Watfordit falë dy golave të Mohamed Salahut të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dhe me titullin e kampionit pothuajse të siguruar edhe pse ende nuk jemi në gjysmë të sezonit, Grobbelaar ka një shpjegim shumë të çuditshëm për suksesin e të kuqve këtë sezon.

Bruce Grobbelaar

“E kisha një ndeshje lamtumire në vitin 1992 dhe sponsori im ishte birra e çelët Zambezi dhe ata e dërguan një magjistar me birrë të çelët. Ai shkoi rrotull shtyllave dhe e vendosi bishtin e dhisë, i lagu të dyja anët e shtyllave dhe e mori mikrofonin dhe tha: ‘Nëse nuk e mbani njeriun e xhunglës, Bruce Grobbelaar, atëherë nuk do të fitoni titull’. Natyrisht, unë u ktheva në Afrikën e Jugut, shkova në Kanada dhe u riktheva në Anfield”, tha Brobbelaar, i cili ishte pjesë e ekipit të fundit të Liverpoolit që e fitoi titullin më 1990.

“E mbani mend kur Stevie G (Steven Gerrard) rrëshqiti? Në një mbrëmje ndeshje, shkova në Kop End (pjesë e stadiumit) dhe i urinova shtyllat”, shtoi ai.

“Kjo e prishë magjinë. Mua më përzunë. Nuk e bëra në Anfield Road dhe ne përfunduam në vendin e dytë”, vazhdoi ai.

“Sezonin e kaluar, e luajta një ndeshje këtu, ishim në zhveshtore dhe ai më tha: ‘Duhet ta kryesh punën sot’. Unë i thashë: ‘Në rregull’. E mora shishen e ujit, e zbraza ujin, urinova në të dhe u ktheva. Në pjesën e parë në Kop End, i spërkata shtyllat me urinën time. Në pjesën e dytë, shkova në Anfield Road End dhe i spërkata dhe shtyllat atje. Në fund të sezonit të kaluar”, përfundoi ai.

Që prej ritualit të pazakontë të Grobbelaar, Liverpooli është i pamposhtur në 13 ndeshje në Anfield, për fshirë në nëntë ndeshje nga nëntë në Premierligë. /Gazeta Express/