Man City takon përfaqësuesit e Dembeles - Gazeta Express
string(39) "man-city-takon-perfaqesuesit-e-dembeles"

Man City takon përfaqësuesit e Dembeles

Gazeta Express

05/12/2019 19:10

Kampioni anglez është i interesuar ta transferojë futbollistin francez të Barcelonës, i cili nuk e ka gjetur veten si duhet në Camp Nou

Manchester City është i interesuar për futbollistin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Lexo Edhe:

Madje, mediumi “El Desmarque” shkruan se përfaqësuesit e kampionit anglez janë takuar me ata të futbollistit francez.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka dështuar ta tregojë veten në Camp Nou, prandaj pritet të largohet nga kampioni spanjoll.

Kjo mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, ose gjatë verës së ardhshme.

Gjithashtu, futbollistin e krahut e do edhe Paris Saint-Germaini.

Barcelona mund ta përdorë Dembelen për të arritur deri tek objektivi kryesor i saj, braziliani Neymar. /Gazeta Express/