Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër, sot ka mbajtur një tubim me qytetarët e Malishevës.
I mbështetur edhe nga Nisma Socialdemokrate, Hamza ka thënë se Kosovës i duhen njerëz që bashkohen për të mirën e vendit.
Në këtë tubim ka folur edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka kërkuar që të votohet masivisht PDK-ja dhe numri 125 në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Nga Malisheva, bashkë për Kosovën.
Kosovës i duhen njerëz që bashkohen për të mirën e vendit.
Ata që sakrifikuan për lirinë dhe ndërtuan shtetin, sot janë bashkë për ta forcuar dhe për ta çuar përpara.
Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125”, ka shkruar Hamza.