Ylli dardan, Fisnik Asllani është në krye të listës së dëshirave të Dortmundit - Gazeta Express
string(77) "ylli-dardan-fisnik-asllani-eshte-ne-krye-te-listes-se-deshirave-te-dortmundit"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 18:00

Ylli dardan, Fisnik Asllani është në krye të listës së dëshirave të Dortmundit

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 18:00

Sipas raportimeve të “Bild”, sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është në krye të listës së dëshirave të Borussia Dortmundit për afatin kalimtar të verës.

Klubi gjerman ka vendosur sulmuesin e Hoffenheimit si zëvendësuesin potencial të Serhou Guirassy, i cili pritet të largohet nga “Signal Iduna Park”.

Sipas raportit, Dortmundi tashmë ka bërë kontaktet e para për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Asllani, 23 vjeç, konsiderohet opsioni kryesor për repartin ofensiv, ndërsa thuhet se ka një klauzolë largimi që varion nga 25 deri në 29 milionë euro.

Reprezentuesi i Kosovës ka pasur një sezon mbresëlënës në Bundesliga, duke regjistruar nëntë gola dhe gjashtë asistime në 28 paraqitje me Hoffenheimin.

Produkt i akademisë së Union Berlinit, Asllani sezonin e kaluar ishte i huazuar te Elversbergu, ku realizoi 18 gola dhe dha nëntë asistime, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement