Kroacia u mposht nga Brazili në një ndeshje miqësore përgatitore para Kupës së Botës 2026, por kapiteni Luka Modrić mbetet optimist për atë që do të vijë.
Mesfushori kroat theksoi se kjo ndeshje nuk është treguesi real i forcës së ekipit të tij dhe se forma e vërtetë do të shihet në Botëror, shkruan “Gazeta Express”.
“Do të jemi gati për ndeshjet e vërteta e të mëdha në Kupën e Botës. Atëherë do të jemi më të mirë”, deklaroi Modrić.
Ai e pranoi se skuadra ka ende gjëra për t’i përmirësuar, por e konsideron këtë fazë si pjesë normale të përgatitjeve.
Humbja nga Brazili erdhi në një moment kur Kroacia po i teston formacionin dhe lojtarët, në prag të turneut më të madh të futbollit.
Pavarësisht rezultatit negativ, Modrić dhe shokët e tij besojnë se do ta arrijnë nivelin maksimal në momentin më të rëndësishëm – gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës 2026. /Gazeta Express
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...