Italia po vazhdon përgatitjet për ndeshjen hapëse ndaj Shqipërisë, gjersa ka marrë edhe lajme të mira.
Davide Frattesi, Nicolo Barella dhe Nicolo Fagioli kanë marrë pjesë në stërvitje të plota gjatë ditës së sotme.
Ndeshja nis më 15 qershor në Dortmund, gjersa më vonë, Italia përballet edhe me Spanjën e Kroacinë.
Barella mungoi në dy ndeshjet miqëosre të Italisë para “EURO 2024”, duke mos u paraqitur as në stërvitje fare, shkaku i një problemi muskular.
Megjithatë, mesfushori i Interit u rikthye në stërvitje me grupin sot.
Mbetet të shihet nëse Spalletti do të rrezikojë me Barellan e ta fusë nga fillimi ndaj Shqipërisë, derisa besohet se ai do të pushohet deri në ndeshje më të vështira, shkruan “Football Italia”.
Lojtari i Juventusit, Fagioli pësoi një dëmtim të lehtë muskular në ndeshjen ndaj Bosnjës, teksa kjo ishte e pritshme, pasi ai mungoi tetë muaj shkaku i një dënimi nga Federata Italiane e Futbollit për bastvënie.
Ndërkohë, Frattesi ishte bashkuar me skuadrën gjatë ditës së djeshme, gjersa nuk kishte dyshime për prezencën e tij në ndeshjen e parë./GazetaExpress/