Nadal eliminohet në çerekfinale të turneut të Brisbane - Gazeta Express
string(54) "nadal-eliminohet-ne-cerekfinale-te-turneut-te-brisbane"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/01/2024 15:59

Nadal eliminohet në çerekfinale të turneut të Brisbane

Sporte tjera

Gazeta Express

05/01/2024 15:59

Ka përfunduar aventura e Rafael Nadal në turneun e Brisbane në Australi.

Tenisti spanjoll u mposht në çerekfinale nga Jordan Thompson 2:1 në sete, shkruan Gazeta Express.

Nadal e nisi mirë meçin, duke e fituar 7:5 setin e parë, por më pas u mund në dy të tjerët.

Thompson barazoi setet duke e fituar 6:7, kurse të fundit e pati më të lehtë, duke triumfuar 3:6.

Aktualisht, Nadal gjendet i 672 në renditje, pasi që kishte pushuar një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.

Në anën tjetër, Thompson, që u kualifikua në gjysmëfinale të kësaj gare renditet në pozitën e 55-të në ATP Rankings.

Advertisement
Advertisement
Advertisement