Kosova synon rezultat pozitiv në Sllovaki - Gazeta Express
string(41) "kosova-synon-rezultat-pozitiv-ne-sllovaki"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/11/2023 8:26

Kosova synon rezultat pozitiv në Sllovaki

Sporte tjera

Gazeta Express

02/11/2023 8:26

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të kërkojë rezultat pozitiv sonte në Sllovaki, në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Botërorit 2025.

“Dardanët” e kanë marrë rrugën drejt tokës sllovake të martën, ndërsa pasi janë sistemuar atje, kanë ushtruar të martën dhe të mërkurën.

E sonte, nga ora 18:00 ata do të zbresin në parket me synim fitoren, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, atmosfera në Kombëtare, përkundër mungesave të rëndësishme, është e shkëlqyer.

Lojtarët kanë shfaqur përkushtim në punë dhe të motivuar i kanë kryer të gjitha detyrat e selektorit Bujar Qerimi.

Në ndeshjen e sontme do të mungojë kapiteni Valon Dedaj, që nuk është liruar nga vendi i punës.

Por, Dedaj dhe Bujar Ramosaj pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Kosova synon të kalojë tutje nga faza e parë kualifikuese

Verdhekaltrit u grumbulluan nga e hëna duke i zhvilluar dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement