Shpati Zekaj eliminohet nga Grand Slami i Abu Dhabit - Gazeta Express
string(52) "shpati-zekaj-eliminohet-nga-grand-slami-i-abu-dhabit"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/10/2023 10:19

Shpati Zekaj eliminohet nga Grand Slami i Abu Dhabit

Sporte tjera

Gazeta Express

26/10/2023 10:19

Shpati Zekaj është eliminuar nga Grand Slami i Abu dhabit.

Xhudisti kosovar u ndal në rrethin e dytë duke u mposhtur me Ippon nga garuesi i pavarur, Arman Adamian.

Garuesi nga Peja e kishte fituar meçin e parë në kategorinë deri në 100 kilogramë ndaj kazakut Islam Bozbayev, por në atë të dytë u desh të largohej nga tatami si humbës, shkruan “Gazeta Express”.

Kosova kështu i dha fund eksperiencës në Grand Slam Abu Dhabi 2023 me një medalje të fituar përmes Akil Gjakovës, i cili u stolis me të argjendtën dje në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndërkaq, Loriana Kuka në kategorinë deri 70 kilogramë u eliminua në rrethin e dytë të garave. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement