Lëndohet Araujo, zbulohet periudha e rikthimit - Gazeta Express
string(45) "lendohet-araujo-zbulohet-periudha-e-rikthimit"

Lëndohet Araujo, zbulohet periudha e rikthimit

Futboll

Gazeta Express

20/03/2023 15:33

Ronald Araujo do të mungojë në ndeshjet e ardhshme miqësore të Uruguait, i cili do të përballet me Japoninë dhe me Korenë e Jugut.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës e pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e tij të majtë në fund të “El Clasicos” së zhvilluar mbrëmë dhe mund të qëndrojë jashtë fushës së blertë për afro 3 javë, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në Spanjë janë të sigurt se mbrojtësi stabil do të qëndrojë në Spanjë për t’u kuruar dhe do të mundohet të rikthehet në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Real Madridit, e cila do të zhvillohet më 5 prill.

Edhe pse mbrëmë shënoi autogol, Araujo është njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë sot. /Gazeta Express/