“Ju tifozët e Arsenalit jeni shumë sabërli”, Ismet Munishi i nguc tifozët: Duhet t’i luteni Zotit me shku edhe Guardiola se Kloppi shkoi... - Gazeta Express
string(131) "ju-tifozet-e-arsenalit-jeni-shume-saberli-ismet-munishi-i-nguc-tifozet-duhet-ti-luteni-zotit-me-shku-edhe-guardiola-se-kloppi-shkoi"

“Ju tifozët e Arsenalit jeni shumë sabërli”, Ismet Munishi i nguc tifozët: Duhet t’i luteni Zotit me shku edhe Guardiola se Kloppi shkoi…

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 15:12

Ismet Munishi ka qenë protagonist edhe në “Favoritin” e mbrëmshëm në T7.

Trajneri karizmatik kosovar i ka ngacmuar paksa tifozët e Arsenalit, në njërën prej shumë temave që u diskutuan në emision.

Lexo Edhe:

Analisti i “Favoritit” i përgëzoi tifozët e “Gunners” për pritjen dhe durimin, duke e pasur parasysh se nuk e kanë fituar qe një kohë të gjatë titullin e kampionit në Premierligë, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Munishi i thumboi ata duke thënë se mund ta fitojnë titullin e kampionit, mbi të gjitha nëse largohet Pep Guardiola nga Manchester City, pas Jurgen Kloppit, i cili e ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

“Ju tifozët e Arsenalit jeni shumë sabërli, ju përgëzoj pasi keni shumë sabër. Duhet t’i luteni Zotit me shku edhe Guardiola se Kloppi shkoi…”, deklaroi Munishi.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/