Dani Ceballos, gjithnjë e me afër rinovimit të kontratës me Real Madridin - Gazeta Express
string(72) "dani-ceballos-gjithnje-e-me-afer-rinovimit-te-kontrates-me-real-madridin"

Dani Ceballos, gjithnjë e me afër rinovimit të kontratës me Real Madridin

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 22:13

Dani Ceballos thuhet se tashmë e di se krerët e Real Madridit duan që ai të qëndrojë në klub dhe pas fitores së mbrëmshme ndaj Valencias, tani është i sigurt se edhe tifozët e klubit duan që ai të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Dhe, sipas “Marca”, mesfushori spanjoll shpreson të arrijë një marrëveshje me “Los Blancos” gjatë javëve të ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi madrilen thuhet se gjithashtu ka vendosur për të rinovuar kontratën e Ceballos, e cila skadon në fund të sezonit.

26-vjeçari është shndërruar në një futbollist që edhe tifozët duan që ai të nënshkruajë një kontratë të re. Tifozët brohoritën emrin e tij në ndeshjen e mbrëmshme.

Carlo Ancelotti, në më shumë se një rast, ka mbrojtur publikisht ish-lojtarin e Real Betisit dhe është qartësisht i lumtur që e ka atë në skuadrën e tij.

Dani Ceballos mund të shfrytëzojë edhe faktin që dyshja e mesfushës, Luka Modric dhe Toni Kroos po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre. /Gazeta Express/