Tashmë është zyrtarisht e konfirmuar. Gabriel Martinelli ka rinovuar kontratën me Arsenalin.
Braziliani nënshkroi kontratën e re, e cila do ta mbajë atë në Londër deri në qershor të vitit 2027, me mundësinë e zgjatjes edhe për një vit tjetër.
Martinelli erdhi në Arsenal në vitin 2019 dhe e ka dëshmuar veten si një lojtar mjaft i vlefshëm për “Topçinjtë”.