Planet e Kosovës për aplikim në BE, flet zyrtari më i lartë i Brukselit - Gazeta Express
string(81) "synimi-i-kosoves-per-statusin-e-vendit-kandidat-ky-eshte-qendrimi-i-charls-michel"

Planet e Kosovës për aplikim në BE, flet zyrtari më i lartë i Brukselit

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 16:56

Presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel, pas takimit të sotëm në Tiranë, në konferencën për media ka folur edhe për synimin e Kosovës për të aplikuar për statusin e vendit kandidat, raporton Gazeta Express.

Michel i pyetur për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se Kosova do të aplikojë para vitit të ri, ka thënë se fillimisht një deklaratë e tillë u bë nga Presidenca e Kosovës dhe ka shtuar se i takon Këshillit Evropian të trajtojë këtë çështje dhe të shikojë se çfarë rrjedhe mund të ketë.

Lexo Edhe:

“Dy pika shkurtimisht. Unë konfirmoj që ky informacion u shpall nga Presidenca e Kosovës, elementi parë, dhe elementi i dytë i takon Këshillit Evropian që ta trajtojë këtë temë, të shikojë se çfarë vijimi do t’i jepet kësaj iniciative”, ka thënë Michel.