Muja: Kosova i ka plotësuar kushtet, besojmë që do të jetë anëtare e re e Këshillit të Europës - Gazeta Express
string(92) "muja-kosova-i-ka-plotesuar-kushtet-besojme-qe-do-te-jete-anetare-e-re-e-keshillit-te-europes"

Muja: Kosova i ka plotësuar kushtet, besojmë që do të jetë anëtare e re e Këshillit të Europës

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 16:31

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Europës.

Ai beson se kjo do të ndodhë në muajin maj kur edhe pritet të bëhet votimi për anëtarësim.

Lexo Edhe:

“Ka kohë që shumica parlamentare, përfshirë edhe opozitën janë në përgatitje. Patëm një votim të rëndësishëm prej 82% që votuan në favor. Ne besojmë që kjo është e rëndësishme dhe për vet kredibilitetin e krejt procesit dhe të Bashkimit Europian. Besoj që Kosova i ka plotësuar kushtet dhe më 17 maj kur është lajmëruar votimi, ne duhet të besojmë që Kosova do të jetë anëtare e re e Këshillit të Europës”- ka thënë ai

Muja ka thënë se nuk do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetutese draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “për t’u anëtarësuar në KiE”.

“Në kuadër të kritereve listohen kriteret e demokracisë. Mbi bazën e këtyre kritereve është hartuar raporti që ka rishikuar çdo aspekt rregullativ…  Votimi nuk është çështje transaksionale, por vlerore”- u shpreh ai më 29.04.2024.

Themelimi i Asociacionit do të ishte “një hap i rëndësishëm” për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës, ka thënë raportuesja Dora Bakoyannis gjatë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, më 16.04.2024