Presidenti gjerman pritet nga Rama në kryeministri, dy liderët shkëmbejnë dhurata - Gazeta Express
string(80) "presidenti-gjerman-pritet-nga-rama-ne-kryeministri-dy-lideret-shkembejne-dhurata"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2022 18:21

Presidenti gjerman pritet nga Rama në kryeministri, dy liderët shkëmbejnë dhurata

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2022 18:21

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Përmes një postimi në Facebook, Rama është shprehur se ka qenë kënaqësi e posaçme vizita ditën e sotme e e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Lexo Edhe:

“Nder dhe kënaqësi e posaçme vizita sot në kryeministri e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier”, ka shkruar Rama.

Gjatë takimit Rama tha se është mirënjohës ndaj mbështetjes së Gjermanisë për vendin tonë.

Ndërsa presidenti nga ana e tij përgëzoi Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në, teksa tha se vendet skeptike kanë rënë dakord që duhet përshpejtuar proceduara për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.

Përgëzime për nisjen e një viti intensiv si kryeministër, nuk më kujtohet se sa herë jemi ulur dhe kemi diskutuar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës, por vërtetë përgëzime që keni arritur një gur themel për nisjen e negociatave për anëtarësim dhe kjo është diçka mendoj ju për të cilën jeni mbështetur prej shumë nga anëtarët tuaj të Parlamentit dhe pjesa më e madhe e elitës politikë këtu në Shqipëri dhe shpresoj që kjo do të inkurajojë marrjen e hapave të mëtejshme që do të jenë të nevojshme në rrugëtimin drejt Europës“, ësht137 shprehur ai.

Në fund të fjalimeve dy liderët shkëmbyen dhurata mes tyre. Rama i dha presidentin gjerman një libër dhe një pikturë të realizuar nga vetë ai.

/Gazeta Express