Murati flet për 90 milionë eurot që Gjermania i zotoi për Kosovën - Gazeta Express
string(54) "kosova-pranon-90-milione-euro-mbeshtetje-nga-gjermania"

Murati flet për 90 milionë eurot që Gjermania i zotoi për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 21:28

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se Kosova ka pranuar një mbështetje prej 90 milionë euro nga Gjermania.

Ai gjatë ditës ka  zhvilluar negociatat dhe në fund të tyre, bashkë me znj. Heineke Backofen-Ëarneke, Kryesuese e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë kanë nënshkruar protokollin përmes të cilit Qeveria Gjermane zoton financim në vlerë 90 milionë euro për Kosovën.

Lexo Edhe:

“Mbështetja do të jetë për periudhën 2024/2025 dhe paraqet rritje të theksuar në krahasim me atë të periudhës paraprake, që ishte 37 milionë euro. Fushat që do të mbështeten janë tranzicioni drejt energjisë së gjelbër, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, mbështetja në trajnime dhe punësim, si dhe ambienti i pastër”, ka shkruar Murati në Facebook.

Murati e ka falënderuar Ambasadorin e Gjeramnisë Jörn Rohde dhe delegacionin e Republikës Federale të Gjermanisë për kontributin dhe mbështetjen.

“Gjithashtu, falënderoj edhe ekipin tonë të cilët gjatë negociatave kanë dhënë kontribut të çmuar”, ka përfunduar Murati. /Gazeta Express