Grushte para bashkisë Tiranë, protestuesit thyejnë kordonin e policisë - Gazeta Express
string(69) "grushte-para-bashkise-tirane-protestuesit-thyejne-kordonin-e-policise"

Grushte para bashkisë Tiranë, protestuesit thyejnë kordonin e policisë

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2024 20:58

Protesta para bashkisë Tiranë ka agravuar në dhunë dhe grushte.

Lexo Edhe:

Siç duket edhe nga pamjet e Vizion Plus, protestuesit kanë thyer kordonin e policisë, në një tentativë për të hyrë në Bashki.

Pjesë e turmës që u përplasën me policinë janë gjithashtu Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/Screenshot_32-4.png

Ditën e sotme qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, teksa nuk munguan incidentet.

Ashtu sikur se është bërë zakon edhe në protestën e sotme protestuesit kanë hedhur molotov para ambienteve të bashkisë.

https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/Screenshot_25-10.png

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.

Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.