U hoq nga Instagram e Tik Tok për komentet mizogjene, kick-boksieri Andrew Tate konvertohet në mysliman - Gazeta Express
string(102) "u-hoq-nga-instagram-e-tik-tok-per-komentet-mizogjene-kick-boksieri-andrew-tate-konvertohet-ne-mysliman"

U hoq nga Instagram e Tik Tok për komentet mizogjene, kick-boksieri Andrew Tate konvertohet në mysliman

Sporte tjera

Gazeta Express

26/10/2022 10:38

U hoq nga Instagram e Tik Tok për komentet mizogjene, Andrew Tate

Kickbokseri britaniko-amerikan, Andrew Tate duket se ka vendosur të konvertohet në mysliman. Ai ka publikuar një video ku duket duke u lutur në xhami në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo Edhe:

Videoja e publikuar u bë menjëherë virale.

“Çdo i krishterë që beson në të mirën dhe që është i vetëdijshëm për luftën e vërtetë kundër së keqes, duhet të konvertohet. Jini të durueshëm! Premtimi i Allahut është i vërtetë (Kur’an 30:60)”, shkruan Tate në platformën Gettr, përcjell OraNews.

Personazhi kontroversial në internet tërhoqi vëmendjen në vitin 2016 kur u përjashtua nga spektakli i Big Brother në Britani për një video ku ai sulmonte një grua.

Ai deklaroi se video ishte e montuar. Gjithashtu për shkak të komenteve mizogjene Tate i është ndaluar aksesi nga Twitteri, Facebooku, Instagrami dhe TikToku.