Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdekjen e një personi - Gazeta Express
string(76) "te-shtena-me-arme-ne-breg-te-diellit-policia-konfirmon-vdekjen-e-nje-personi"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 21:14

Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdekjen e një personi

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 21:14

Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi pas të shtënave me armë zjarri sonte në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës tha për Express se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.  Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Pllana.

Express ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

Advertisement
Advertisement
Advertisement