Kosova humb Dellovën nga lëndimi, Zhegrova largohet për arsye personale - rikthehet Fazliji në Kombëtare - Gazeta Express
string(101) "kosova-humb-delloven-nga-lendimi-zhegrova-largohet-per-arsye-personale-rikthehet-fazliji-ne-kombetare"

Futboll

Gazeta Express

27/05/2026 21:19

Kosova humb Dellovën nga lëndimi, Zhegrova largohet për arsye personale – rikthehet Fazliji në Kombëtare

Futboll

Gazeta Express

27/05/2026 21:19

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një goditje para ndeshjeve miqësore të muajit qershor, pasi mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi serioz.

Futbollisti i CSKA Sofia u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Ludogorets Razgrad dhe, pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i Kosovës, është konfirmuar se ka pësuar frakturë në shputën e këmbës. Sipas mjekëve, periudha e rikuperimit do të jetë më e gjatë sesa kohëzgjatja e këtij grumbullimi.

Ndërkohë, Edon Zhegrova nuk do t’i bashkohet Kombëtares për arsye personale.

Si zëvendësim, nga 28 maji pjesë e kampit stërvitor do të bëhet Betim Fazliji, mesfushori i FC St. Gallen, i cili rikthehet te “Dardanët” pas një mungese të gjatë.

Kosova do të vazhdojë përgatitjet për miqësoret ndaj Czech Republic national football team dhe Andorra national football team, me stërvitjen e radhës që do të mbahet nesër në orën 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement