Driton Krasniqi emërohet drejtor sportiv i FC Prishtinës - Gazeta Express
string(56) "driton-krasniqi-emerohet-drejtor-sportiv-i-fc-prishtines"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 20:46

Driton Krasniqi emërohet drejtor sportiv i FC Prishtinës

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 20:46

FC Prishtina ka nisur që të marrë pamje të re në javët e fundit. Pas emërimit të presidentit të ri të klubit, Hakif Gashi, klubi “bardhekaltër” së fundmi e ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv.

Kjo pozitë i është besuar ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit prishtinas, Driton Krasniqi.

Lexo Edhe:

Ish-mesfushori vjen nga qyteti i Prishtinës dhe si futbollist ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ekip duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës me Prishtinën.

Krasniqi ka bërë karrierë në Kosovë edhe të KEK-u, kurse në Shqipëri te Besa e Kavajës, Tomori i Beratit dhe Shkumbini i Peqinit me ç’rast me Besën është paraqitur në më shumë se 20 ndeshje në garat evropiane.

37-vjeçari ditën e sotme është prezantuar si drejtor i ri i Prishtinës nga presidenti Hakif Gashi.