Dhunohet efektivi duk hyrë në shtëpi në Dibër, qëllon me armë zjarri në ajër për të ndaluar sulmin - Gazeta Express
string(97) "dhunohet-efektivi-duk-hyre-ne-shtepi-ne-diber-qellon-me-arme-zjarri-ne-ajer-per-te-ndaluar-sulmin"

Dhunohet efektivi duk hyrë në shtëpi në Dibër, qëllon me armë zjarri në ajër për të ndaluar sulmin

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2022 15:02

Një efektiv policie në Dibër ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij kur është sulmuar me sende të forta nga dy persona.

Sipas policisë ai ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të ndaluar sulmin ndaj tij

Lexo Edhe:

Policia po punon për kapjen e autorëve të sulmit ndaj efektivit.

Njoftimi i policise:

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.