“Ta formojmë Brexit League” - Gazeta Express
string(25) "ta-formojme-brexit-league"

“Ta formojmë Brexit League”

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 20:19

Adriano Galliani beson se klubet angleze janë shumë të pasura për të luajtur në Europë

Menaxheri gjeneral i skuadrës Monza të Serie A, ka bërë thirrje për një lloj Super Lige në Europë në të cilën nuk do të kishte skuadra angleze.

Lexo Edhe:

Ka një mendim të përgjithshëm që superioriteti ekonomik i skuadrave të Premier Ligës vlen aq sa tërë top klubet e Europës nuk mund të garojnë më të.

Ky propozim erdhi nga Adriano Galliani, i cili i ka dhënë këto sugjerime gjatë një interviste dhënë gazetës italiane, Tuttosport.

Ish nënpresidenti dhe menaxheri gjeneral i AC Milan e sheh këtë si një zgjidhje të barabartë ekonomike për skuadrat e Europës, të cilat nuk mund të krahasohen me superioritetin monetar të klubeve të Premier Ligës.

“Super Liga mund të jetë një zgjidhje, por pa klubet angleze”, tha ai.

“Duhet të këtë po ashtu Brexit në futboll. Do të ishte një kampionat i vërtetë europianë, pa britanikët në të. 20 klubet e Premier Ligës fitojnë pothuajse katër herë më shumë së 20 klubet e Serie A”.

Galliani dha shembullin e Monzas

Si një shembull të kësaj pabarazie ekonomike, Galliani ka folur për skuadrën e tij Monza, e cila këtë sezon do të luajë për herë të parë në Serie A.

Monza do të fitojë 33 milionë euro nga të drejtat televizive, tre milionë nga të cilat do të shkojnë donacion për Serie B, në total 30 milionë euro”, tha ai.

“Një klub i ri që promovohet në Premier Ligë fiton 160 milionë euro. Si mund të garojë unë kundër Nottingham Forest?”.

Sa i përket të ardhmes së Monzas në Serie A, 78 vjeçari ka shpjeguar që ata synojnë të jenë në vendin e 10 këtë vit.

“Ëndrra ime e fëmijërisë u bë realitet, ta dërgojmë Monzan në Serie A ishte shumë më e vështirë së sa të fitojmë Ligën e Kampionëve me AC Milan”, tha ai. /GazetaExpress/