Opsioni i Thaçit për shkëmbim territoresh, përplas Dukagjin Goranin, Shkëlzen Gashin e Jusuf Thaçin - Gazeta Express
string(98) "opsioni-i-thacit-per-shkembim-territoresh-perplas-dukagjin-goranin-shkelzen-gashin-e-jusuf-thacin1"

Opsioni i Thaçit për shkëmbim territoresh, përplas Dukagjin Goranin, Shkëlzen Gashin e Jusuf Thaçin

Lajme

Gazeta Express

12/01/2022 22:11

Dukagjin Gorani, Shkelzen Gashi e Jusuf Thaçi kanë debatuar në Pressing rreth idesë së shkëmbimit të territorit të Kosovës. Gashi nuk e pranon idenë e shkëmbimit të territoreve derisa Gorani tha se “treni i shkëmbimit kufitar na ka ikë”.

“Debatin me pakicat s’mundesh me fitu meqenëse t’i e ki përgjegjësinë më të madhe. S’mundesh me u shty sepse ata janë pak me numër dhe gjithmonë konsiderohen si komunitet potencialisht i diskriminuar”, thotë Gorani.

Lexo Edhe:

“Duke qenë se nuk janë të gatshëm (me pranu një shoqëri multietnike) në njërën anë e në anën tjetër zgjidhje duhesh me gjetë atëherë ndoshta një ripërkufizim ka vijat etnike ndoshta nuk kish qenë ide e keqe meqenëse s’bëhet fjalë për hapësira të mëdhaja si Franca e Gjermania, bëhet fjalë për 16 -16 km qatje dhe andej kah Lugina e Preshevës edhe knej nga Kosova”, thotë Gorani.

“Kur u dal kjo në tavolinë, reagimi edhe partiak i opozitës në at kohë edhe

“Presidenti që ka thënë marrim Luginë të Preshevës e s’japim kurgjo  në veri s’të ka pengu. Po e fajëson një popull të tanë ti edhe nuk po e fajëson absolutisht për asgjë një person që e ka propozuar këtë ide e që ka qenë komplet i pa qartë.”, ndërhyri Gashi.

‘Ai tren na ka ikë dhe së paku mundemi me pranu që ka ikë për shkak të reagimit shoqëror”, thotë Gorani.

“Ajo )shkëmbimi territorial) ka qenë dashtë të jetë pjesë e negociatave. Ajo ish marrë vesh në proces negociator. E këtu iu ka pre mundësia kësaj që në fillim”, shtoi Gorani.

“Njësoj kisha vepruar edhe unë. Shumë mirë ja kanë bërë”, theksoi Gashi.

“Ani grahi. Sot merru me Zajednica edhe merru me akomodimin kushtetues të diçkafit që ka me qenë krahinë autonome e serbëve në Kosovë. S’po shkojnë atje serbët për badihava”, theksoi Gorani.

“I bie se ti je kundër Zajedicës apo”, pyeti Jusuf Thaçi Goranin.

“Unë kam menduar, sidomos më 2017 – 2018 që ideja e shkëmbimit të territoreve ja vlen me diskutuar në shoqëri. Kur e kam pa reagimin shoqëror, medial, politik kam thënë  “ ok, vetëm këta duhet me ditë që nëse kjo hiqet do të mbetet 1, e ai është Asociacioni i Komunave Serbe”. E Asociacion të nivelit të OJQ’ve pa kompetenca ekzekutive e kanë tash, për atë ata nuk shkojnë në Bruksel”, thotë Gorani.