Prishtina kryen detyrën me sukses - Gazeta Express
string(33) "prishtina-kryen-detyren-me-sukses"

Prishtina kryen detyrën me sukses

Sport

Gazeta Express

27/11/2021 14:56

Prishtina e ka mundur 3-0 Ulpianën në stadiumin ”Sami Kelmendi”.

Java e 16 e Superligës së Kosovës ka nisur me sfidën mes Ulpianës dhe Prishtinës, ndeshja e vetme që u zhvillua ditën e sotme.

Lexo Edhe:

Prishtina ishte skuadër dukshëm më e mirë në fushë dhe në fund mori tri pikët.

Mysafirët i shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.

Kryeziu shënoi golin e parë në minutën e 34’ dhe të tretin në atë të 85’, derisa golin e dytë e realizoi Krasniqi në minutën e 57’.

Me këtë fitore, Prishtina është ngjitur në pozitën e katërt me 24 pikë. /Gazeta Express/