Real Madridi e mposht Barcelonën në El Clasicon e parë pa Ronaldon e Messin - Gazeta Express
string(75) "real-madridi-e-mposht-barcelonen-ne-el-clasicon-e-pare-pa-ronaldon-e-messin"

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 18:16

Real Madridi e mposht Barcelonën në El Clasicon e parë pa Ronaldon e Messin

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 18:16

Real Madridi e ka mundur 2:1 Barcelonën në El Clasicon e parë në La Liga të dielën, pas epokës së Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

David Alaba me një copë magjie në pjesën e parë dhe Lucas Vazquez me një gol në fund të pjesës së dytë ia siguruar triumfin e parë Carlo Ancelottit ndaj Barcelonës në Camp Nou si trajner, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sergio Aguero e shënoi golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës, i cili, megjithatë, i shërbeu vetëm sa për ngushëllim skuadrës së tij.

Kjo ishte El Clasico e parë pa Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin në 12 vitet e fundit. I pari ishte larguar më 2018, ndërsa ky i fundit u largua verën e këtij viti.

Skuadra e Carlo Ancelottit vinte nga dy ndeshje pa fitore në ligë, e vetëdijshme se i duhej fitorja për të mos e humbur vendin e parë në renditjen tabelore.

Alaba shënoi gol të mrekullueshme në El Clasicon e tij të parë, kur e mposhti Marc-Andre ter Stegenin me një goditje të fuqishme nga largësia pas një kundërsulmi vrastar të vizitorëve.

Ishte një ndeshje goxha e barabartë, por Madridi kishte mundësi më të mira shënimi dhe ka mundur lehtësisht të dilte nga Camp Nou me më shumë se një gol.  

Skuadra e Ronald Koemanit – i cili do të ndiejë edhe më shumë trysni tani pas humbjes së dytë në ligë – nuk pati ndonjë mundësi të qartë shënimi deri në çastet e fundit të ndeshjes.

Memphis Depay kishte mundësi shënimi kur e gjend i vetëm në zonë por në vend të goditjes ai vendosi ta kthente topin dhe Madridi doli në kundërsulm nga i cili Vazquez shënoi për ta vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Aguero, i cili debutoi si zëvendësues në El Clasico, shënoi golin e parë në fanellën e Barçës por ishte tepër vonë për t’iu ndihmuar katalonasve ta shmangin disfatën.

Real Madridi do ta mbajë kreun e La Ligës me 20 pikë nga pas nëntë ndeshjeve, duke e lënë Barcelonën shumë poshtë në vendin e tetë me vetëm 15 pikë./Gazeta Express/