Disfagia, ose “vështirësia në gëlltitje”, është simptoma që tregon praninë e një sëmundjeje ose të një çrregullimi. Ajo nuk të konsiderohet si një turbullim emocional ose të ngatërrohet me një Globus histericus, term ky që përdoret për të treguar ndjenjën e një kokrre apo të një shtrëngimi në fyt, të pavarur nga gëlltitja.
Shfaqja më karakteristike e disfagisë është ndjenja e “ngjitjes” së ushqimit diku në rrugën e kalimit për në stomak, zakonisht në vendin e bllokimit, por nganjëherë në zonën e vendosur në pjesën e sipërme të sternumit, ndonëse bllokimi mund të jetë në pjesën e poshtme të ezofagut.
Në qoftë se dhimbja është e lehtë, ajo priret të lokalizohet në vendin e bllokimit, ndërsa kur është e fortë ajo përhapet më gjerësisht, në bazën e qafës, në këndin e nofullës, në krahë ose në kurriz. Ndonjëherë dhimbja deri diku mund të shkaktojë disfagi, ashtu siç ndodh kur fyti është i sëmurë dhe gëlltitja vështirësohet.
Simptomat që tregojnë se shkaku i disfagisë duhet të ndodhet në ezofag, luhaten nga një ndjenjë mbushjeje prapa gjoksit gjatë gëlltitjes deri në pamundësinë e kalimit të ushqimit nëpër ezofag, të shoqëruar me dhimbje, që kalon vetëm me rikthimin e masës ushqimore.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram