Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(48) "mbi-12-mije-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove-3"

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 8:28

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 12,464 raste.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143,333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,878 persona.

Lexo Edhe:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.