"Është shumë vonë", mjekja amerikane tregon se pacientët me Covid e lusin për vaksinë në prag të vdekjes - Gazeta Express
string(101) "eshte-shume-vone-mjekja-amerikane-tregon-se-pacientet-me-covid-e-lusin-per-vaksine-ne-prag-te-vdekjes"

“Është shumë vonë”, mjekja amerikane tregon se pacientët me Covid e lusin për vaksinë në prag të vdekjes

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 20:46

Të paktën 99% e personave që vdiqën nga koronavirusi në SHBA në gjashtë muajt e fundit nuk ishin vaksinuar, ka thënë Rochelle Walensky, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Në vende të tilla si Alabama, vetëm 33% e njerëzve që mund të marrin vaksinën ishin vaksinuar plotësisht, që nga 20 korriku, shkruan The Guardian, raporton Express.

Lexo Edhe:

Të hënën, një mjek në një spital në Birmingham, Alabama, Brytney Cobia, tha se të gjithë, përveç një prej pacientëve në qendrën mjekësore Grandview nuk morën vaksinën, i tha ajo Birmingham News.

“Po pranoj njerëz të rinj dhe të shëndetshëm në spital me simptoma të theksuara të Covid-19”, shkroi Cobia në një postim në Facebook të Dielën.

“Një nga gjërat e fundit që ata bëjnë para se të intubohen është të më luten për vaksinën. Unë ua mbaj dorën dhe u them se më vjen keq, por është tepër vonë”, shtoi ajo.

Zyrtarët e shëndetit publik të Alabama kohët e fundit raportuan se 96% e Alabamianëve që kanë vdekur nga Covid që nga Prilli nuk ishin vaksinuar plotësisht.

Midis njerëzve që i nënshtrohen sëmundjes vdekjeprurëse janë ata që gjithnjë e më shumë po infektohen nga varianti Delta i koronavirusit, i cili është shumë më ngjitës sesa origjinali.

Varianti tani përbën 83% të rasteve të reja në SHBA., sipas Walensky.

“Kjo është një rritje dramatike, nga 50% për javën e 3 korrikut,” tha ajo.

Sipas CDC, njerëzit që kanë pasur Covid-19 ende mund të marrin vaksinën, por disa të duhet të presin 90 ditë në varësi të trajtimit që kanë marrë.