Kampioni luan sa për prestigj me Newcastlen - Gazeta Express
string(43) "kampioni-luan-sa-per-prestigj-me-newcastlen"

Kampioni luan sa për prestigj me Newcastlen

Futboll

Gazeta Express

14/05/2021 15:05

Manchester City tashmë e ka siguruar titullin në Angli dhe tri xhirot e fundit do t’i luajë pa presion, duke filluar nga dueli i sontëm me Bardhezinjtë

Manchester City do të luajë sonte sa për prestigj ndaj Newcastlet.

Lexo Edhe:

“Citizens” e kanë siguruar tashmë titullin e kampionit në Angli dhe tri xhirot e fundit do t’i luajnë pa ndonjë presion.

City i ka 10 pikë më shumë se rivali Manchester United, i cili e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, shkruan Gazeta Express.

Andaj, trajneri Pep Guardiola e ka mundësinë që në tri ndeshjet e fundit t’ua japë rastin edhe lojtarëve që kishin më pak minutazh gjatë sezonit.

Ideja është që të ruhen lojtarët kryesorë për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

As Bardhezinjtë nuk do të ketë ndonjë presion të fitores sonte pasi tashmë e ka siguruar mbetej në ligë.

Duelin e parë sezonal në mes tyre e kishin fituar Qytetarët në “Etihad Stadium” me rezultat 2:0.

Ndeshja ndërmjet Newcastlet dhe Manchester Cityt do të fillojë në orën 21:00. /Gazeta Express/