Policia identifikon tre persona për dhunimin e gruas në Prishtinë, arrestohet njëri - Gazeta Express
string(82) "policia-identifikon-tre-persona-per-dhunimin-e-gruas-ne-prishtine-arrestohet-njeri"

Policia identifikon tre persona për dhunimin e gruas në Prishtinë, arrestohet njëri

Lajme

Gazeta Express

13/05/2021 9:06

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar tre nga pesë të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Prishtinë, teksa ka arrestuar njërin prej tyre.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, teksa ka treguar se dy të dyshuarit tjerët të identifikuar gjenden në arrati.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së djeshme, gruaja kishte raportuar rastin në polici, sipas saj të dyshuarit e kishin detyruar atë të konsumonte substanca narkotike nga data 30 prill deri më 5 maj.

“Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më datë 12.05.2021 është arrestuar dhe intervistuar njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.