Një grua dhunohet nga pesë meshkuj në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë për pesë ditë - Gazeta Express
string(87) "nje-grua-dhunohet-nga-pese-meshkuj-ne-nje-shtepi-te-pabanuar-ne-prishtine-per-pese-dite"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2021 10:34

Një grua dhunohet nga pesë meshkuj në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë për pesë ditë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2021 10:34

Një grua ka raportuar në polici se një i dyshuar pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë.

Sipas saj, të dyshuarit e kishin detyruar të konsumonte edhe substanca narkotike, nga data 30 prill deri më 5 maj.

Lexo Edhe:

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021.  Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar.