Laura Fazliu është mposhtur në gjysmëfinale të European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Fazliu në gjysmëfinale u mposht me IPPON nga xhudistja kroate, Iva Oberan, shkruan Gazeta Express.
Ajo pati paraqitje të mira deri në gjysmëfinale, duke i fituar të gjitha duelet.
Tani në garë për të bronztën do të përballet me Michaela Kulikova. /Gazeta Express/