Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Ajo në garë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë e mposhti me IPPON xhudisten nga Gjeorgjia, Liparteliani, shkruan Gazeta Express.
Me një super ippon, Gjakova tregoi superioritetin para xhudistes gjeorgjiane.
Super ipponi i @NoraGjakova që ia solli medaljen e bronztë të Evropës????? pic.twitter.com/zWmjRJYmDH
— NOC KOSOVO (@NOCKOSOVO) April 16, 2021
Përveç Norës, në këtë kampionat medalje fitoi edhe Distria Krasniqi. Ajo në kategorinë deri në 48 kilogramë fitoi medaljen e artë. /Gazeta Express/