Çfarë duhet të dini që të shmangni votën e pavlefshme, 8 pyetjet më të shpeshta - Gazeta Express
string(78) "cfare-duhet-te-dini-qe-te-shmangni-voten-e-pavlefshme-8-pyetjet-me-te-shpeshta"

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2021 15:52

Çfarë duhet të dini që të shmangni votën e pavlefshme, 8 pyetjet më të shpeshta

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2021 15:52

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi  ka ndarë me qytetarët përgjigjet e pyetjeve që bëhen më së shumti për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit. Celibashi shkruan se në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimi ku janë të shënuar emrat e subjekteve dhe numrat e kandidatëve.

Ai thekson se mund të votohet vetëm me X dhe + dhe çdo shënim tjetër do e bëjë fletën e votimit të pavlefshme.  Tre mënyrat që mund të votohet është për një parti pa përzgjedhur një kandidat, një parti dhe një kandidat ose vetëm një kandidat.

Lexo Edhe:

Statusi i plotë i Ilirjan Celibashit

PYETJE/PËRGJIGJE TË SHPESHTA PËR FLETËN E VOTIMIT
1) Me sa fletë votimi do të votohet në zgjedhjet e datës 25 prill 2021?
Në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimit.
2) Çfarë përmban fleta e votimit?
Në fletën e votimit janë të shënuara emrat e subjekteve zgjedhore (parti politike, koalicione ose kandidatë të pavarur), dhe në secilin rresht ku është shënuar emri i subjektit zgjedhor janë të shënuar në vazhdim numrat e kandidatëve të atij subjekti sipas renditjes në listën e dorëzuar në KQZ.
3) Si duhet të plotësohet fleta e votimit që ajo të jetë e vlefshme?
Në kuadratin e bardhë përbri logos së subjektit zgjedhor (parti/koalicion), ose sipas rastit kur zgjedh edhe kandidatin, duhet të vendosësh shënjën X, ose +. Çdo shënim tjetër mundet ta bëj ta pavlefshme fletën e votimit.
4) Si duhet të votoj që vota ime të jetë e vlefshme?
Ti mundet të votosh vetëm në një nga tre mënyrat:
a. Ti mund të votosh vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votosh për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;
b. Ti mund të votosh për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votosh vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti;
c. Ti mund të votosh vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.
5) A mund të votoj për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër?
Jo, nuk mundesh.
6) A mund të votoj për dy subjekte zgjedhore?
Jo, nuk mundesh.
7) A mund të votoj për dy kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor?
Jo, nuk mundesh.
8) A mund të votoj dy kandidatë të dy subjekteve të ndryshëm?
Jo, nuk mundesh.