Me kërkesë të Rusisë, sot KS i OKB-së diskuton situatën në BeH, Daciq e konsideron fitore të Moskës seancën e sotme - Gazeta Express
string(113) "me-kerkese-te-rusise-sot-ks-i-okb-se-diskuton-situaten-ne-beh-daciq-e-konsideron-fitore-te-moskes-seancen-e-sotme"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 7:38

Me kërkesë të Rusisë, sot KS i OKB-së diskuton situatën në BeH, Daciq e konsideron fitore të Moskës seancën e sotme

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 7:38

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një seancë për të diskutuar situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Sigurimit, seanca do të mbahet në orën 16:00 me orën lokale.

Lexo Edhe:

Anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviç do t’i drejtohet seancës përmes lidhjes video.

Seanca e Këshillit të Sigurimit për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë do të mbahet me kërkesë të Rusisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se, siç janë gjërat tani, Rusia arriti të luftojë për mbajtjen e dy seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjën dhe Hercegovinën (të jashtëzakonshme dhe të rregullta në maj).

“Siç janë gjërat tani, Rusia arriti të luftojë për ato dy seanca, me faktin se Zhelka Cvijanoviq do të flasë përmes videolidhjes, dhe supozoj se do të flasë edhe dikush nga pala boshnjake, ndoshta Lagumxhija”, tha ai TV “Pink”.