Mali i Zi prezanton orarin e punës shtatë-orësh   - Gazeta Express
string(47) "mali-i-zi-prezanton-orarin-e-punes-shtate-oresh"

Mali i Zi prezanton orarin e punës shtatë-orësh  

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 7:30

Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi, Naida Nishiq, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit në Mal të Zi mund të pritet vendosja e orarit shtatorësh.

Ajo ka thënë për mediat atje se përfitimet sociale do të jenë më të drejta në të ardhmen, si dhe se nuk do të ketë shfuqizimin e Fondit të PIO, por se do të reformohet.

Lexo Edhe:

“Ajo që ka paralajmëruar kryeministri Milojko Spajiq në fushatën parazgjedhore do të ndodhë këtë vit”, ka thënë ajo.

Nishiq ka shtuar se të gjitha analizat kanë treguar se padrejtësia më e madhe u është shkaktuar pensionistëve të cilët e kanë kaluar jetën e tyre të punës në vende të ndryshme, si dhe se rreth 3500 pensionistë nga shtetet e ish-Jugosllavisë marrin pensione të cilat kur mblidhen janë më të ulëta se mesatarja.