Vdes në moshën 66-vjeçare legjenda e boksit - Gazeta Express
string(43) "vdes-ne-moshen-66-vjecare-legjenda-e-boksit"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/03/2021 8:22

Vdes në moshën 66-vjeçare legjenda e boksit

Sporte tjera

Gazeta Express

14/03/2021 8:22

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e mesme, Marvin Hagler, ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Familja e tij njoftoi se ai vdiq papritmas.

Amerikani e mbizotëroi divizionin e kategorisë së mesme nga viti 1979 deri kur pësoi humbje nga Sugar Ray Leonard në prill të vitit 1987, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sot, fatkeqësisht bashkëshorti im Marvelous Marvin vdiq papritmas në shtëpinë e vet këtu në New Hampshire”, ka thënë bashkëshortja e tij Kay Hagler.

Hagler i zhvilloi 67 luftëra gjatë karrierës së vet profesionale që zgjati 14 vjet.

Ai i fitoi 62 prej tyre, 52 me nokaut, deri barazoi në dy të tjera dhe u mposht tri herë.

Hagler e mbrojti titull suksesshëm plot 12 herë dhe e fitoi në mënyrë të famshme luftën klasike të njohur si “Lufta” kur e mposhti Thomas Hearnsin në prill të vitit 1985.

/Gazeta Express/