Ekipi mbrojtës i Salih Mustafës fillon misionin e tij më 19 mars në Kosovë - Gazeta Express
string(74) "ekipi-mbrojtes-i-salih-mustafes-fillon-misionin-e-tij-me-19-mars-ne-kosove"

Ekipi mbrojtës i Salih Mustafës fillon misionin e tij më 19 mars në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 12:11

Në seancën e sotme që po mbahet në Gjykatën Speciale ndaj ish-ushtarit të UÇK’së, Salih Mustafa, avokati i Mustafës ka treguar që do të vijë në Kosovë për misionin e tij më 19 mars dhe do të qëndrojë deri më 5 prill.

Mbrojtja e Mustafës thotë se misioni tjetër në Kosovë do të fillojë më 16 prill deri më 23 prill, ndërsa thotë se i duhet kohë për të finalizuar projektin e tyre për dëshmitarët.

Lexo Edhe:

Ndërsa, ZPS’ja thotë se i ka përfunduar proceset hetimore ndaj Salih Mustafës dhe se janë të gatshëm që të fillojë procesi gjyqësor.

“ZPS i ka përfunduar hetimet e veta, ka dy aktivitete hetimore që nuk kanë përfunduar ende dhe kemi depozituar një dokument të portokolluar sot në mëngjes.  Tjetër aktivitet hetimor që nuk është i përfunduar, është në dijeninë tuajgjyaktës. Këto dy aktivitete të papërfunduara nuk e pengojnë fillimin e procesit gjyqësor”, tha përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit.

Seanca ndaj Salih Mustafës po vazhdon të mbahet në Gjykatën Speciale në Hagë./Express