Gazetari i sportit sulmohet me armë zjarri në transmetim live - Gazeta Express
string(61) "gazetari-i-sportit-sulmohet-me-arme-zjarri-ne-transmetim-live"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/02/2021 16:57

Gazetari i sportit sulmohet me armë zjarri në transmetim live

Sporte tjera

Gazeta Express

16/02/2021 16:57

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në Ekuador, teksa gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij derisa ishin në transmetim “live” para stadiumit, ishin sulmuar me armë nga një person i panjohur.

I njëjti mbante në kokë një kapele dhe një armë në dorë, duke i kërcënuar ata para kamerës.

Momenti është i gjithi i filmuar, teksa po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ai u kërkoi atyre telefonat duke bërë një kërcënim të tmerrshëm.

“Mos më filmo sepse të hedh në erë”, – ishin fjalët e grabitësit, i cili pasi mori atë që dëshironte u largua nga vendi i ngjarjes me një motor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement