Haradinaj-Stublla: Ramushi Presidenti i VI i Republikës - Gazeta Express
string(54) "haradinaj-stublla-ramushi-presidenti-i-vi-i-republikes"

Haradinaj-Stublla: Ramushi Presidenti i VI i Republikës

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 17:53

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përmbyllur fushatën elektorale me një tubim të mbajtur në Prishtinë.

Në këtë tubim iu dha përkrahje e fortë kauzës për Ramush Haradinajn President, i cili mund t’i dalë përballë Serbisë e Vuçiqit dhe i cili garanton anëtarësimin e Kosovën në NATO e zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila mban numrin 12 në listën zgjedhore të AAK-së, tha se tani është koha për Ramushin President.

“Ramush Haradinaj – Presidenti i VI i Republikës së Kosovës! Forca e Kosovës”, është shprehur shefja e diplomacisë kosovare, e cila si gjithmonë ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Prishtinës