Bakiu: Arben Taravari nuk garoi kundër Bujar Osmanit! - Gazeta Express
string(51) "bakiu-arben-taravari-nuk-garoi-kunder-bujar-osmanit"

Bakiu: Arben Taravari nuk garoi kundër Bujar Osmanit!

Maqedoni

Gazeta Express

29/04/2024 15:59

Arben Taravari hyri në garë për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe jo për të garuar me kandidatin e “Frontit Evropian”, Bujar Osmanin, thotë Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Bakiu, tha se kandidati shqiptar mund të kalonte në raundin e dytë, nëse vota shqiptare nuk do të përçahej.

Lexo Edhe:

“Gara jonë nuk ishte për ta fituar Bujar Osmanin, qëllimi jonë ishte që kandidati shqiptar për president të kalojë në raundin e dytë për të dëshmuar se edhe shqiptarët janë në numër të konsiderueshëm, se edhe shqiptarët mund të kalojnë beteja të tilla, se edhe shqiptarët janë popull autonom, autokton këtu dhe në një numër të mjaftueshëm për të përballuar një garë presidenciale edhe në raundin e dytë. Kjo nuk garanton fitore, megjithatë e bën popullin shqiptarë të rëndësishëm”, tha mes tjerash, Bakiu për gazetën LAJM.