Shala: Me ndërgjegjen e pastër dhe ballëlartë PDK do ta udhëheq Kosovën - Gazeta Express
string(85) "shala-me-ndergjegjen-e-paster-dhe-ballelarte-para-historise-pdk-do-ta-udheheq-kosoven"

Shala: Me ndërgjegjen e pastër dhe ballëlartë PDK do ta udhëheq Kosovën

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 19:11

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka thënë se partia e tij do ta udhëheqë Kosovën me ndërgjegjen e pastër dhe ballëlartë para historisë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka ndarë një video nga një tubim i PDK-së ku shihen numër i madh i përkrahësve.

“Partia Demokratike e Kosovës është votra e madhe e çlirimtarëve dhe shtetndërtuesve. Me ndërgjegjen e pastër dhe ballëlartë para historisë PDK do ta udhëheq Kosovën me dashuri për Njeriun dhe me besim në Zotin. PDK ka emrin LIRI, PDK ka emrin FITORE”, ka shkruar Shala.