Bekim Haxhiu me flamurin UÇK-së e ngritë në këmbë Drenicën: Festa e fitores së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit ka filluar që sot në Drenicë - Gazeta Express
string(177) "bekim-haxhiu-me-flamurin-uck-se-e-ngrite-ne-kembe-drenicen-festa-e-fitores-se%cc%88-pdk-se%cc%88-pe%cc%88r-zgjedhjet-e-14-shkurtit-ka-filluar-qe%cc%88-sot-ne%cc%88-drenice%cc%88"

Bekim Haxhiu me flamurin UÇK-së e ngritë në këmbë Drenicën: Festa e fitores së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit ka filluar që sot në Drenicë

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

10/02/2021 21:45

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu thotë se festa e fitores së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit ka filluar që sot në Drenicë.

PDK’ja ka vizituar sot Drenicën në kuadër të fushatës politike që po zhvillohet për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

“Në këtë festë të madhe po mungojnë çlirimtarët e vendit për të cilët ndiejmë dhimbje por edhe krenari. Mungesen dhe sakrificën e tyre do ta kthejmë në fitore popullore për PDK-në. Ky është sondazhi i popullit dhe qysh sonte Drenica e shpalli fitoren e Partisë Demokratike. Simpatizantë të PDK-së ju falenderojmë nga zemra për mbështetjen e pakursyer dhe fushatën me të mirë që po bëni për Planin e Rimëkëmbjes së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Duke ia bashkangjitur edhe disa fotografi nga ky tubim, Haxhiu ka kërkuar që të votohet PDK’ja.

“#LiriaKaEmër UÇK, Voto për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për çlirimtarët! #PDK 134 #EnverHoxhaj 1 #BekimHaxhiu 109”, thuhet në postim e tij. /Express/