Vushtrria e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Kikës, FFK-ja hap procedurë disiplinore ndaj të përfshirëve në incident - Gazeta Express
string(121) "vushtrria-e-fiton-me-rezultat-zyrtar-ndeshjen-ndaj-kikes-ffk-ja-hap-procedure-disiplinore-ndaj-te-perfshireve-ne-incident"

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 21:52

Vushtrria e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Kikës, FFK-ja hap procedurë disiplinore ndaj të përfshirëve në incident

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 21:52

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendimin lidhur me ndeshjen mes Kikës dhe Vushtrrisë, e cila ishte ndërprerë shkaku i sulmit ndaj gjyqtarit kryesor, Rrezart Hasani.

FFK-ja njoftoi se ndeshja në fjalë është regjistruar me rezultatin 0:3 në favor të vushtrriasve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky takim ishte luajtur deri në minutën e 84-t, kur pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, lojtari i Kikës, Francisko Talison, u ndëshkua me karton të kuq.

Në raport thuhet se pas kësaj, “lojtarët e tjerë të ekipit nga Hogoshti reaguan ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit, por më i zëshëm ishte Besfort Emini, i cili ishte në bankën rezervë, ashtu që i njëjti erdhi nga banka rezervë, kapipër fyti dhe grushtoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Ndërsa, Talison gjuajti me mbrojtëse në fytyrë gjyqtarin, por fatmirësisht nuk arriti të qëlloi aty ku e kishte pretendimin. Andaj, marrë shkasë veprimet e lartcekurat të kryera nga futbollistët e klubit KF Kika, gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen në minutën e 85-të”.

Ndaj Eminit, Talisonit dhe klubit të Kikës është hapur procedurë disiplinore me vendim të Komisionit të Garave, andaj mbetet të shihet në ditët në vijim se cilat do të jenë masat që do të merren ndaj tyre. /Gazeta Express/